English

Hiddink ikën në Bregun e Fildishtë

Holandë, 11 Mars NOA - Tekniku holandez Guus Hiddink me shumë mundësi do të emërohet si trajneri i Bregut të Fildishtë.

Kjo është kërkesa e stafit drejtues të kësaj përfaqësueseje ku ata duan që Hiddink t'i drejtojë gjatë Botërorit të Afrikë e Jugut 2010.

Kotaktek me trajnerin holandez duket se kanë qenë të suksesshme dhe për të me sa duket është e sigurt kalimi në pankinën e kësaj përfaqësueseje.

Në këtë vend këtë akord e japin të përfunduar dhe Hiddink do të shkojë në drejtimin e kësaj skuadre më 15 maj dhe do ta përfundojë këtë aventurë më 15 qershor.

Dhe më pas ai do të shkojë në pankinën e ekipit kombëtar të Turqisë ku ka nënshkruar dhe kontratën e tij.

r.b/NOA

KOMENTE