English

Majko: Ballkani, larg inateve

Tiranë, 11 mars, NOA - Ballkani nuk mund të kuptohet pa emocione, por bashkëudhëtimi i inateve nacionale do na shtyjë në gabime. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën rajonale "Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s/ Perspektiva nga Ballkani Perëndimor", e cila organizohet nga ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbështetur nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s dhe ambasada Amerikane në Tiranë.

Sipas tij, Në perspektivën e politikës ruse shihet privilegjimi i i marrëdhënieve me ndonjë vend evropian, duke i kënaqur kërkesat për furnizim me gaz dhe duke synuar në këtë mënyrë largimin e rolit të NATO-s nga Evropa.

"Politika ruse kërkon me Kosovën koncesione që e tejkalojnë interesin rajonal. Kremlini nuk e ka shfaqur shqetësimin e humbjes së zonave të influencës në Ballkan", tha më tej ai.

Duke shtuar se NATO pikërisht, me ndërhyrjen në Kosovë tregoi fuqinë e një aleance, vlerat e së cilës bazohen tek solidariteti dhe mbrojtja e vendeve anëtare nga sulmet, por edhe më të dobëtve.

n.e/NOA

KOMENTE