English

Bashkia, 400 pemë te Kthesa e Kamzës

Tiranë, 12 mars, NOA - Bashkia e Tiranës ka vijuar sot sezonin e mbjelljeve në rrugët e kryeqytetit. Sipas bashkisë së Tiranës janë mbjell rreth 400 pemëve të llojit rrap në Segmentin nga Kthesa e Kamzës deri tek Instituti Bujqësor, pjesë e Njësisë nr 11.

Kryebashkiaku Rama duke vlerësuar forcimin e përmasës së gjelbër në kryeqytet, me qëllim rritjen e cilësisë së mjedisit, për një Tiranë sa më të ripërtërirë, theksoi ndër të tjera: "Një nga shumë absurditetet e administrimit të territorit ka bërë që në të dy anët e kësaj rruge të vazhdojë një zhvillim absurd, i udhëhequr nga komuna fqinje e Kasharit, ndërkohë që rruga është nën kujdesin e Bashkisë dhe në këtë rrugë ne sot po mbjellim 400 pemë, të cilat pa dyshim do i japin hijeshi dhe do rrisin cilësinë e mjedisit në këtë hyrje dhe dalje të rëndësishme të Tiranës. Ndërkohë, mbjellja do të vazhdojë edhe në segmente të tjera, duke bërë që edhe nga ky sezon, Tirana të dalë e ripërtërirë, siç është në traditën e çdo sezoni mbjelljesh dhe njëkohësisht përmasa e gjelbër e kryeqytetit të vazhdojë të forcohet, me objektivin që në pak vite ne të kemi kudo, në çdo hapësirë, pemë të cilat ta hijeshojnë dhe njëkohësisht ta bëjnë Tiranën të marrë frymë sa më lirisht", u shpreh Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE