English

City në sulm për Buffon

Angli, 13 Mars NOA - Skuadra Angleze e Manchetsre City është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e portierit të Juventusit Gianluigi Buffon. Kjo është një dëshirë e vjetër e këtij ekipi pasi kujtojmë se dhe vitin e shkuar ata bënë një mega ofertë në drejtim të klubit bardhë e zi e cila kapte vlerën e 75 milion eurove dhe u refuzua nga vetë stafi drejtues i klubit.

Me sa duket sheiku i City tashmë është sërish i gatshëm të bëjë një ofertë tjetër për portierin e Juventus dhe flitet se këtë herë ajo do të ulet dhe do të jetë rrotull shifrës 30 deri në 35 milion euro.

Këtë herë ndryshe nga refuzimi i asaj të parës klubi Juventin jo vetëm që nuk e ka refuzuar atë po është duke menduar seriozisht për këtë hipotezë pasi shitja e Buffon do të sillte një sasi të mira të ardhurash.

r.b/NOA

KOMENTE