English

Kosova shton marrëveshjet me rajonin

Prishtinë, 12 mars, NOA - Autoritetit Rregullator i Telekomunikacionit dhe stafit drejtues i Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe Postare nga Republika e Malit të Zi, kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi në fushën e komunikimeve elektronike, i cili ka për qëllim shkëmbimin e informatave, rregullimin të radio spektrit kufitar dhe koordinimin mes rregullatorëve të rajonit.

Marrëveshje u nënshkrua nga Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të ART së, si dhe Zoran Sekuliq, drejtor Ekzekutiv i EKIP të Malit të Zi.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha tha se marrëveshja mundëson legalisht, që ekipet e specializuara të rregullatorëve të minimizojnë dhe rregullojnë çështjet e interferencave ndërkufitare në kanalet e frekuencave, gjë që do i mundësojë shfrytëzim optimal të resurseve të frekuencave nga operatorët nacionalë nga dyja palët nënshkruese.

NOA

KOMENTE