English

Michael Balak dhe Çelsi

Angli, 12 Mars NOA - Lojtari gjerman i ekipit anglez të Çelsit duket se ka ndërmend të mbyllë karrierën e tij tek ky ekip.

Lojtari tashmë është 33 vjeç dhe kërkon të luajë dhe sezonin e ardhshëm me ekipin londinez. Sipas shtypit gjerman Michael Ballack do të luajë dhe një sezon tjetër pasi me sa duket ai ka gjetur një akord për rinovimin e kontratës e cila skadonte në fundin e këtij sezoni.

Gjermani ka kohë që është në radhët e Çelsit dhe ai së bashku me familjen e tij është transferuar në Londër ku nga ky qytet duket se ata nuk kanë ndërmend të lëvizin pasi Ballack ka pranuar rinovimin e kontratës dhe pse paga e tij për sezonin e ardhshëm do të ulet në krahasim me atë aktualen.

r.b/NOA

KOMENTE