English

Basha: Po përpiqemi të gjejmë 2 djemtë

Tiranë, 13 Mars NOA - Me urdhër të Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, është krijuar një grup emergjence i kryesuar nga Zëvendësministri Peka, drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli dhe drejtues të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, për t'u ardhur në ndihmë dy djemve shqiptarë që kanë kërkuar ndihmë se janë bllokuar nga bora në territorin maqedonas.

Mësohet se për këtë ngjarje është kontaktuar edhe ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Sakaq, edhe Ministria e Punëve të Jashtme është vënë në kërkim të dy të rinjve të bllokuar në kufirin me Maqedoninë, përmes ambasadës sonë në këtë vend.

Autoritetet janë vënë në lëvizje, menjëherë sa mësuan se të rinjtë Moisi Islami dhe Shaban Elezi, të cilët kaluan ilegalisht kufirin, u bllokuan nga moti i keq në fshatin Tanushë, në kufi me Maqedoninë.

Sakaq bëhet e ditur se ambasadori Çeku ka kryer edhe një komunikim telefonik me dy të bllokuarit në dëborë.

e.l/NOA

KOMENTE