Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Daci kundër qeverisë: Po motivon bandat
English

Daci kundër qeverisë: Po motivon bandat

Prishtinë, 13 mars, NOA - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, gjatë një takimi që ka zhvilluar me strukturat e degëve të LDD-së për Ferizaj, Lipjan, Shtime, Kaçanik dhe Shtërpcë, ka hedhur akuza direkte ndaj qeverisjes aktuale në Kosovë. Sipas tij, "Kosova po rrezikohet nga bandat, të cilat po dëmtojnë fuqishëm progresin e vendit".

Daci tha më tej se qeverisja në Kosovë po i motivon këto banda, të cilat sipas tij, janë të lidhura me të për t'u pasuruar së bashku.

E nëpërmjet kësaj mënyre, ka deklaruar ai, ato arrijnë që të mbajnë pushtetin në vend. Një akuzë mjaft e rëndë kjo, e cila në fakt sipas Dacit, ka bërë që kosovarët të gjenden në një pozitë të mjerueshme, e cila kurrë nuk ka qenë më keq se kaq.

"Prandaj nevojitet një ndërrim i kësaj udhëheqje e cila Kosovën po e kthen prapa me hapa të mëdhenj", u shpreh ai më tej.

Më pas, lideri i LDD-së po ashtu përmendi edhe raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili sipas tij, thekson se niveli i korrupsionit është në kulm, për çka ai fajësoi udhëheqjen institucionale, "e cila nuk po reagon ndaj kësaj katastrofe dhe këtij ngërçi që po i ndodh vendit".

n.e/NOA

KOMENTE