Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Darka e gabuar në Festivalin e Dramës
English

"Darka e gabuar" në Festivalin e Dramës

Tiranë, 13 mars NOA -"Darka e gabuar" e Fatos Haxhirajt do të të jetë drama që do të përfaqësojë Teatrin Kombëtar në "Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës" në maj 2010.

Festivali do të mbahet në datat 14-22 maj idhe do t'i kushtohet dramaturgjisë kombëtare dhe në të, marrin pjesë trupa profesioniste nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

"Darka e gabuar" është dramatizim i romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Ismail Kadare do të vijë si prodhim i TK-së për nder të Jubileut të 65-të të themelimit të këtij institucioni.

Ky përfaqësim i TK-së u mor nga bordi artistik drejtues i këtij institucioni, i përbërë nga Adriatik Kallulli, Agim Zajmi, Petrit Malaj, Artan Minarolli, Altin Basha, Genc Sharku dhe Kristaq Skrami.

Nga 15 drama të autorëve si Teodor Laço, Pirro Mani, Arqile Nasho, Arben Iliazi, Ferdinad Hysi, S. Di Magio, Stefan Çapaliku, Ruzhdi Pulaha, Josif Papagjoni, etj.

Vendimi për "Darkën e gabuar" nga ky bord drejtues erdhi me motivacionin se: "Kjo vepër u dallua për origjinalitetin, enigmën, thrillerin dhe gjuhën e përzgjedhur", thuhet në njoftimin për shtyp të Teatrit Kombëtar.

m.s/NOA

KOMENTE