English

KE, ndihmë miliardëshe për Greqinë

Bruksel, 13 mars, NOA - Deri tani Greqia nuk ka kërkuar ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, por ky i fundit pritet të miratojë një paketë miliarda dollarëshe për t'i ardhur në ndihmë asaj me qëllimin e nxjerrjes nga kriza financiare.

Një fakt i tillë pohohet nga zyrtarë të lartë në Bruksel, sipas të cilëve, paketa në fjalë do të miratohet së shpejti dhe pritet të firmoset ditën e hënë.

Paketa e Bashkimit Evropian cilësohet si e vetmja rrugë shpëtimi për Greqinë, e cila aktualisht ka një deficit prej 12.7%, katër herë më të lartë se ç'lejohet në Eurozonë.

Ndërlaq, bëhet e ditur se për paketën në fjalë, Gjermania dhe Franca janë kontribuesit më të mëdhenj deri tani, ndërsa nga Britania nuk ka patur ndonjë ofertë.

n.e/NOA

KOMENTE