English

Milan, Nesta në rrezik sezoni

Milano, 13 Mars NOA - Alessandro Nesta mund të mbyllë sezonin e tij të këtij viti dhe kjo do të vijë si pasojë e dëmtimit të tij.

Pas vizitës së tij mjekësore rezultoi se kishte këputje të tendinëve në gju dhe kjo do të thotë se lojtari mund të nënshtrohet në një operacion.

Pikërisht për këtë çështje ka folur vetë mjeku i Nestës i cili ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të vlerësohet më mirë kjo gjë dhe më pas do të vendosin në qoftë se është e nevojshme që lojtari ti nënshtrohet një operacioni.

Lojtari e pësoi goditjen e parë që në ndeshjen me Atalantën por, dëmtimi i vërtetë erdhi vetëm në ndeshjen me Romën ku tashmë Nesta rrezikon ta mbyllë këtë sezon.

r.b/NOA

KOMENTE