English

Në Kinë, gratë e para astronaute

Pekin, 13 mars, NOA - Kina është vendi i parë në botë që ka nisur rekrutimin e grave të para astronaute. Bëhet fjalë për dy gra që janë zgjedhur në një ekip të hapësirës dhe që kanë për të qenë pjesë e ekuipazhit të misioneve të ardhshme ajrore në Kinë. "Gjatë zgjedhjes së rekrutuesve, kemi marrë pothuajse kërkesa të njëjta për burrat dhe gratë. I vetmi ndryshim është se ne u kërkojmë atyre që të jenë të martuar, pasi besohet se kështu janë më të pjekur fizikisht dhe psiqikisht ", - tha Zhang Jianqi, ish-zëvendës komandant i programit të hapësirës në vend.

Zhang ka shtuar se të paktën teorikisht, gratë astronaute kanë avantazh më shumë se meshkujt përsa i përket forcës dhe maturisë.

Kina ka zgjedhur grupin e saj të parë të astronautëve të përbërë nga 14 persona në mes të viteve '90.

n.e/NOA

KOMENTE