English

Sulm në Pakistan, vriten 45 veta

Lahora, 13 mars, NOA - Një sulm i rëndë kamikaz ka ndodhur sot në Pakistan, duke lënë të vdekur në vend mëse 45 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, sipas të cilave kamikazët kanë shpërthyer dy bomba në qytetin e Lahorës duke vrarë 45 vetë. Rreth 100 të tjerë u plagosën nga shpërthimet që ndodhën disa sekonda njëri pas tjetrit dhe duket se kishin si objekt automjete të ushtrisë pakistaneze.

TV pakistanez tregoi pamje të punonjësve të ndihmës së shpejtë që po nxitonin të ndihmonin të plagosurit nëpër ambulanca, ndërsa tymi mbuloi zonën.

Kjo është hera e dytë këtë javë që Lahorë ka qenë objekt i kamikazëve, mjafton të kujtojmë sulmin e së hënës kur mbetën të vrarë 13 persona.

n.e/NOA

KOMENTE