English

Kina: SHBA po rrezikon sovranitetin kombëtar

Pekin1 14 mars, NOA - Shitja e armëve amerikane për Tajvanian ka bërë që mes SHBA dhe Kinës të acarohen tonet. Kryeministri kinez, Ven Xhiabao, u shpreh sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë "rrezikuar sovranitetin kinez" duke i shitur armë Tajvanit me vendim të Presidentit Obama.

Akuza e Kinës për SHBA-të kanë ardhur dhe pas takimit që lideri shpirtëror i Tibetit, Dalaj Lama bëri me Presidentin e Amerikës, Barak Obama.

Ai ka thënë se këto dy zhvillime kanë shkaktuar probleme në raportet ndërmjet dy vendeve, por "përgjegjësinë për këtë nuk e mban pala kineze, por ajo amerikane", ka thënë Xhiabao.

m.xh/NOA/EL

KOMENTE