English

Kapelo dëshiron Beckham në Botëror

Angli, 16 Mars NOA - Ëndrra e David Beckham për të marrë pjesë në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010 është shuar ditën e dielë në ndeshjen e Milanit me Chievon por, me sa duket tekniku i përfaqësueses angleze Fabio Kapelo dëshiron ti bëjë një dhuratë lojtarit duke e marrë atë në këtë eveniment.

Edhe pse lojtari tashmë ka marrë një dëmtim nga i cili vështirë se mund të rikuperohet në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010, Kapelo nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e këtij lojtari dhe kërkon ta marrë atë në Botëror.

Për Kapelon, Beckham do të jetë lojtari numër 24 në radhët e ekipit dhe ai do të jetë në rolin e një lideri të kësaj skuadre edhe pse nuk mund të paraqitet në fushën e lojës.

r.b/NOA

KOMENTE