English

Lippi: Baloteli ka kualitete mjaft të mira

Itali, 16 Mars NOA - Trajneri i kombëtares Italiane Marçelo Lippi, ka folur në lidhje me lojtarin e Interit, Baloteli dhe për momentin e vështirë që ai po kalon në radhët e ekipit të tij.

Kujtojmë se Mario Baloteli nuk është thirrur nga Murinjo në ndeshjen me Çelsin për Ligën e Kampionëve dhe sipas teknikut të përfaqësueses Italiane, kjo është diçka e cila pritej pasi "supermario" sipas tij, është një lojtar i cili ka kualitete mjaft të mira por, duhet akoma të rritet në nivelin e tij si një futbollist.

Lippi krahas saj ka folur dhe në lidhje me Casanon duke thënë se tashmë ai po i vëzhgon të gjithë lojtarët dhe nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë e grumbullimit të tij në botërorin e Afrikë e Jugut 2010.

r.b/NOA

KOMENTE