English

Platini: Gjyqtarët më mirë se teknologjia

Itali, 16 Mars NOA - Ish lojtari i Juventusit dhe i kombëtares franceze, aktualisht presidenti i UEFA, Michel Platini, i ftuar në një emision televiziv, ka folur rreth çështjes më të diskutuar në futboll, asaj të gjyqtarëve të ndeshjeve.

Ai i ka mbrojtur ata duke thënë se dhe gabimet që bëjnë janë pjesë e lojës dhe janë dy mënyrat të cilat mund të ndreqin këto gabime, ose duke shtuar numrin e gjyqtarëve në fushë ose duke i zëvendësuar ata me mjete teknologjike.

Në lidhje me këtë çështje Platini theksoi se gjyqtarët janë shumë më mirë se futja e teknologjisë në sportin e futbollit dhe ai ka shprehur idenë e tij e cila, ishte kundër vendosjes së teknologjisë në këtë sport.

r.b/NOA

KOMENTE