English

Legrotalie: Do të zhvillojmë një ndeshje të madhe

Torino, 17 Mars NOA - Jemi në prag të sfidës të Europa League, në të cilën ekipi i Juventusit do të përballet me Fulham në ndeshjen e kthimit ku kujtojmë se sfida e parë midis këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultatin 3 me 1 në favor të bardhë e zinjve.

Për këtë ndeshje lojtarët e Juventus janë të gatshëm dhe janë mjaft të entuziazmuar për të fituar pasi kjo vjen dhe pas një zhgënjimi që ta morën në kampionat ku pas tre golave avantazhi, Siena arriti të barazonte rezultatin.

Në veçanti për këtë sfidë është shprehur Legrotalie, i cili ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për të arritur një kualifikim për në fazat e një të tetave të këtij trofeu.

"Do të zhvillojmë një garë të madhe dhe jam i sigurt se ekipi i Juventus do të kualifikohet pas kësaj sfide", - deklaroi mbrojtësi duke shprehur dëshirën e tij për të fituar këtë sfidë.

Më pas ai ka folur dhe për Seria A ku ka thënë se tashmë kampionati është rihapur dhe do të bëhet një garë e vërtetë për fitim e këtij titulli.

r.b/NOA

KOMENTE