English

Bosch: Kriza të zgjidhet sot në Kuvend

Tiranë, 18 mars, NOA - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ka bërë apel për gjetjen e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës, pak orë para nisjes së seancës së ditës së sotme.

Nga Kukësi, ku ndodhej për një aktivitet të organizatës, Bosch është shprehur se seanca e sotme duhet të zgjidhje problemet mes palëve.

"Jam optimist për zgjidhjen në parlament. Kam thënë se ngërçi zgjidhet vetëm në parlament", ka deklaruar për mediat, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.

Ambasadori i OSBE-së, ka përsëritur dhe një herë qëndrimin e ndërkombëtarëve për kthimin sa më parë të situatës në normalitet, duke zhvilluar debatet vetëm në sallën e Kuvendit.

m.xh/NOA

KOMENTE