English

Alo 116: Ka humbur një 18-vjeçar

Tiranë, 19 mars, NOA - "Alo 116", linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri është vënë në dijeni sot se një djalë 18-vjeçar, me banim në Greqi, por që gjendej në Shqipëri për të aplikuar për pasaportë, që prej tre ditësh rezulton i zhdukur.

Bëhet me dijeni se ai është Konstandin Zotaj, i cili prej 3 ditësh nuk dihet se ku është, ndërsa familjarët e tij i bëjnë apel shtetit shqiptar dhe medias për ndihmë.

Duke qenë se 18-vjeçari nuk banon në Shqipëri, hidhen dyshime serioze se jeta e tij është në rrezik dhe prandaj familjarët e tij në Greqi janë të alarmuar për gjendjen e fëmijës së tyre. Të gjendur në këtë situatë të jashtëzakonshme, "Alo 116 - Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri", i bën thirrje të gjitha organizatave të medias që të ndihmojnë në gjetjen e djalit 18-vjeçar, i cili gjendet në Shqipëri, por nuk dihet se ku ndodhet. n.e/NOA

KOMENTE