English

Drogë dhe municione, kapet nga "Skafandra"

Tiranë, 19 Mars NOA - Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës të policisë së Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar "Skafandra" gjatë të cilit u arrestua në flagrancë 22 vjeçari Andi Hambari, banues në Tiranë kurse u shpall në kërkim një tjetër i dyshuar.

Policia tha sot se në orën 13.00, në rrugën "Thanas Ziko", 22 vjeçari Andi Hambari është kapur në flagrancë me një gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Pas veprimeve hetimore dhe kontrollit të kryer u gjet dhe sasia prej 266.2 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në tre qese dhe 23 doza gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia prej 267.2 gramë heroinë, 39 fishekë model 56, 67 fishekë model 54, një motor tip "Aprila", një makineri përzierëse për lëndët narkotike dhe një telefon celular.

e.r/NOA

KOMENTE