Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohet pengmarrësi, detajet e rrëmbimit
English

Identifikohet pengmarrësi, detajet e rrëmbimit

Tiranë, 19 mars, update NOA - Romeo Leka, është emri i rrëmbyesit të vajzës në qendër të kryeqytetit. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës e cila deklaron se Leka, është i moshës 25 vjeç dhe ka lindur në Mirditë.

Sipas informacioneve më të sakta të policisë, ngjarja ka nisur në ambientet e hotel Rogner në Tiranë dhe më pas konsumuar në rrugën e Bllokut, ku janë të vendosura disa banka dhe aktivitete të shumta tregtare.

Pengmarrësi mendohet se ka marrë një sasi parash, rreth 500 mijë lekë të reja, në mjediset e Rognerit dhe më pas ka dalë nga ambienti i hotelit luksoz.

Në këtë moment është pikasur nga forcat e policisë dhe për ti shpëtuar një kapje të mundshme në ato momente, Leka ka marrë peng vajzën.

Sipas policisë, vajza ka qenë kalimtare e rastësishme.

Më pas, Leka, ka vrapuar me vajzën në rrugën e Bllokut ku është rrethuar nga policia dhe është bërë i mundur neutralizimi i tij.

m.xh/NOA

KOMENTE