English

Inter: Baloteli stërvitet, Murinjo në heshtje

Milano, 19 Mars NOA - Të gjithë kanë qenë në pritje të reagimit të Balotelit kjo pas atij përjashtimi të tij në ndeshjen e së martës me Çelsin. Ndryshe nga ç'kanë menduar të gjithë lojtari ka marrë pjesë rregullisht në seancën stërvitore të ekipit ku së bashku me lojtarët e tjera ai ka zhvilluar stërvitjen nën urdhrat e Murinjos madje, ai ka qenë i karakterizuar nga një humor tepër i mirë.

Inter do të ketë një sfidë tepër të vështirë në fundjavë me Palermon në fushën e këtyre të fundit dhe ajo do të jetë tepër delikate për skuadrën zikaltër pasi Palermo momentalisht po kalon një moment vërtetë të mirë.

Në krahun tjetër tekniku i Interit Hose Murinjo, ka ndenjur në heshtje duke mos dhënë asnjë deklaratë rreth saj madje ai ka kaluar dhe konferencën e shtypit e cila është në program para ndeshjeve të fundjavës.

Një gjendje vërtet e çuditshme kjo në ekipin e zikaltërve duke parë se ata vijnë dhe pas fitores me Çelsin në Ligën e Kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE