English

Mançini: Nuk më intereson Italia

Londër, 20 mars, NOA - Nuk i intereson fare ekipi i kombëtares së Italisë dhe ai këtë tashëm e thotë edhe me zë të lartë. Fjala është për italianin që aktualisht mban postin e menaxherit të ekipit të "Manchester Cityt", Roberto Mancini, i cili edhe një herë e ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë nën drejtim kombëtaren e Italisë pas Kupës Botërore "Afrika e Jugut 2010".

Ndaj tij kanë nisur të qarkullojnë fjalë se mund ta mbajë këtë rol pasi Marçello Lipi ka pohuar se do të largohet nga ky post pas kampionatit.

"Ndoshta pas 10 vitesh do të isha i interesuar. Por nëse Lipi largohet pas Kupës Botërore, mendoj se Prandelli do të ishte një zgjidhje e mirë. Nuk e di nëse Lippi do të largohet, por unë do të qëndroj këtu", ka thënë Mançini.

n.e/NOA

KOMENTE