English

"Berisha dhe Meta votuan pa qenë", reagon Parlamenti për akuzën e PS

Tiranë, 21 Mars NOA - Kryeministri Sali Berisha dhe zëvendësi i tij Ilir Meta dhe pse nuk gjendeshin në seancë pasi njëri iku në Slloveni e tjetri gjendej në SHBA, kanë votuar në Parlament, është akuza e PS që ka ngjallur sot reagimin e Drejtorisë së Informacionit dhe Dokumentacionit Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë.

Zyra thekson se "dje, zonja Vasilika Hysi, kryesuesja e listës së deputetëve të Tiranës, fatkeqësisht foli me një gjuhë të papërshtatshme, për një pedagoge. Përveç kësaj zonja Hysi gënjen kur thotë që z. Berisha e z.Meta, megjithëse jo të pranishëm, paskan votuar".

"Me dëshirën e mirë, për të mos e lënë zonjën të dalë, siç nuk duam ta besojmë, e ftojmë zonjën Hysi, që para se të dalë siç doli dje, Kuvendi i vë në dispozicion në çdo kohë e për çdo rast tabelat e votimit në Kuvend", - thuhet në njoftimin zyrtar.

Megjithëse votimi është transmetuar direkt nga shumë media, po i vëmë në dispozicion zonjës tabelat e votimit, ashtu siç ia kemi dhënë kryetarit të saj 10 minuta pas mbylljes së seancës, - vijon njoftimi.

Por Drejtoria e Informacionit dhe Dokumentacionit Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë ka shtruar dhe një kërkesë ndaj ish-drejtores së Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

"I kërkojmë zonjës t'i kërkoj falje administratës së Kuvendit dhe opinionit publik për shpifjen për vjedhjen e votave në votimin për ngritjen e Komisionit Hetimor për Transparencën e Plotë, sipas kushtetutës të zgjedhjeve më të mira, më të lira e më të Në

e.r/NOA

Në fotot-faksimile: Fleta e votimit për Projektvendimin:"Për ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 28 qershor 2009."

KOMENTE