English

Befasohet Shalke, kryeson Bajern

Gjermani, 22 Mars NOA - Nuk ka arritur të përfitojë ekipi i Shalke 04 e cila pas humbjes së Bajernit nuk shkoi më shumë se rezultati 2 me 2 në sfidën e saj me Hamburgun.

Ishte një gol i shënuar nga Pitroipa në minutën e fundit të takimit, i cili befasoi ekipin e Shalkes duke barazuar shifrat në 2 me 2.

Loja nisi mirë për vendasit ku shënuan me anë të Van Nisterlooy por, në pjesën e dytë të ftuarit realizuan me anë të Kuranjit dhe Rakitiç, të cilët e çuan ndeshjen në 2 me 1 në favor të Shalkes.

Ishin pikërisht minutat e fundit të cilat nuk e lejuan ekipin e Magat të ishte kryesuese e Bundesligës pasi Hamburgu barazoi shifrat në 2 me 2.

Në përfundim të kësaj sfide Bajerni i Mynhiut, vazhdon të kryesojë Kampionatin Gjerman në kuotën e 56 pikëve duke lënë prapa pikërisht Shalke 04 me 55 pikë.

r.b/NOA

KOMENTE