Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër çelet ExpoScuolaDireFuturo
English

Nesër çelet "ExpoScuolaDireFuturo"

Tiranë, 22 mars, NOA - Në kuadër të sezonit të eventeve "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi" organizuar nga ambasada italiane në Tiranë, nesër pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë do të çelet "ExpoScuolaDireFuturo", e cila është një nismë rreth formimit tekniko-profesional, si një sektor i rëndësishëm i bashkëpunimit shkollor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Shkolla është një vend ideal për dialogun ndërmjet kulturave dhe përbën terrenin e natyrshëm për përforcimin e miqësisë ndërmjet shoqërive civile.

Bashkëpunimi në nivel shkollor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë është shumë i zhvilluar, janë 85 mijë nxënësit shqiptarë të regjistruar në shkollat e arsimit të detyrueshëm në Itali dhe 20 mijë studentë shqiptarë që frekuentojnë universitetet italiane.

Në Shqipëri ata që ndjekin studimin e gjuhës italiane janë rreth 50 mijë studentë.

Dhe pikërisht, objektivi i kësaj veprimtarie është nxitja e mëtejshme e shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet studentëve dhe profesorëve shqiptarë dhe atyre italianë me qëllim promovimin e shkëmbimit të njohurive dhe të praktikave të mira.

Veprimtaria do të çelet nga ambasadori italian D'Elia dhe zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata.

Ajo parashikon pjesëmarrjen e shumë nxënësve të shkollave shqiptare dhe do të ketë ushtrime praktike, eksperienca rreth "Nxitjes së Sipërmarrjes" në ndërthurjen shkollë-punë dhe paraqitjen në nivel didaktiko-pedagogjik të punimeve tekstile, elektronike dhe mekanike.

Protagonistë në plan të parë të kësaj nisme do të jenë shkollat tekniko-profesionale të Tiranës "Gjegj Canco" (drejtim tekniko-elektrik), Shkolla profesionale Hoteleri Turizëm e Tiranës, Shkolla e Ndërtimit "Karl Gega" dhe Shkolla Tekniko-Ekonomike.

"ExpoScuolaDireFuturo" do të kulmojë më 24 mars me një tavolinë të rrumbullakët rreth praktikave të mira të shkollës italiane në formimin tekniko-profesional.

n.e/NOA

KOMENTE