English

Gjermani, dënohet ish-nazisti

Berlin, 23 mars, NOA - Heinrich Boere, 88 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Gjermani. Ish-pjesëtari i forcave naziste, SS akuzohet se ka vrarë tre civilë në vitin 1944, në Hollandë.

Gjykatësit e shpallën ish-minatorin, Heinrich Boere, fajtor për vrasje të trefishtë. Boere e ka pranuar gjatë procesit se në vitin 1944 si pjesëtar i një grupi komando të SS-ve kishte vrarë në Holandë tre civilë. Megjithatë ai tha se ka qenë i urdhëruar për të kryer vrasjet.

m.xh/NOA

KOMENTE