English

Lista e Schindler del në ankand

Londër, 23 Mars NOA - Një nga shtatë kopjet e listës së Schindler e cila kishte në përmbajtje shpëtimin e 801 hebrenjve, do të jetë në shitje në ueb në një ankand i cili do të fillojë nga çmimi 1.5 milion sterlina.

Ky dokument historia e të cilit është treguar në filmin e Stephen Spielberg, "Schindler's List" është shkruar në vitin 1945 nga një gjerman dhe nga llogaritari i tij, Itzhak Stern.

Lista e Schindler e cila do të dalë në ankand në sitin britanik "momentsintime.com" me sa duket është dhe kopja e fundit e këtij dokumenti historik, pasi të gjithë të tjerat janë të vendosura në muzeume.

r.b/NOA

KOMENTE