Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Angelo Longoni mbetet në Tiranë me Burra pa gra
English

Angelo Longoni mbetet në Tiranë me "Burra pa gra"

Tiranë, 24 mars, NOA / Milena Selimi - "Më në fund Ana", shfaqja e Angelo Longonit është me parametrat e saj të plotë në skenën e Akademisë së Arteve në Black Box dhe do të ketë performancën e saj përveç ditës së sotme dhe nesër në orën 19.00.

Regjia e Alfred Trebickës dhe skenografia e Ilir Martinit e ka sjellë këtë javë në një regjim krejt të ri dhe pjesa mbështetet në komedinë me skenar dhe regji të Longoni-t, "Uomini senza donne" (1996) (Burra pa gra).

Dy burra, që duken vërtet një çift i çuditshëm, dy krijues, dy beqarë, kanë në qendër të bisedës së tyre gratë. Por, njëra prej tyre i ndan.

Një femër ka hyrë mes dy personazheve që ‘prish' miqësinë mes tyre dhe që interpretohen mirë nga të mirënjohurit Zalla dhe Orhanasi.

Ajo krijon një marrëdhënie të veçantë me secilin dhe si zakonisht, të dy aktorët e mirënjohur përballë njëri-tjetrit bëjnë antipodët e tyre.

Burri i gjatë (Romir Zalla) është një skenarist krijimi reklamash që ka si pasion boksin, ku është tërësisht amator, por në dukje një sportist i pasionuar.

Priret për t'u veshur bukur, pëlqen femrat, por tek e fundit është një qyqar, që fiksohet pas telefonit në pritje të një thirrje nga ndonjëra.

Burri i shkurtër (Marin Orhanasi) është natyrë krejt tjetër; i mbyllur në vetvete, një saksofonist i varur pas alkoolit, i cili rri gjithë ditën në shtëpi.

E gjithë skena është apartamenti i tyre modest, i përshtatshëm për dy miq beqarë, që edhe pse bëjnë dy jetë të ndryshme, arrijnë të përshtaten me shoku-shokun. Ata funksionojnë derisa vjen Ana dhe qetësia bie njëherë e përgjithmonë në këtë shtëpi.

m.s/NOA

KOMENTE