English

Fullani: Aktiviteti ekonomik është ngadalësuar

Tiranë, 24 mars, NOA - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u shpreh sot se aktiviteti ekonomik në vend, gjatë gjashtë mujorit të fundit, është ngadalësuar. Deklarata e tij u bë pas mbledhjes me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, ku u diskutua për performancën e ekonomike dhe situatën financiare në vend.

Fullani ka theksuar se borxhi publik rezulton të jetë rritur gjatë muajve të fundit. Për këtë rritje, ai ka sjellë një sërë arsyesh që kanë të bëjnë me rritjen e shpenzimeve dhe atë të huamarrjes.

"Rritja e shpenzimeve, zgjerimi i difiçiteve dhe rritja e huamarrjes dhanë ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik të vendit. Treguesit e shitjeve, treguesit ekonomik dhe monetar tregojnë frenim të aktivitetit ekonomik", u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ai theksoi se në tregun e kredive, mbizotëron kredia në lekë dhe se sistemi bankar duhet të jetë larg pamës. Fullani shtoi se "duhet të lehtësohen kushtet e kredimarrjes".

m.xh/NOA

KOMENTE