English

Kreu i qeverisë: Turp të kalosh në sheshin Skënderbej!

Tiranë, 24 mars, NOA Update - Të vjen turp të kalosh në sheshin "Skënderbej" të kryeqytetit nga xhamia, deri të hotel Tirana dhe kjo, për shkak të amortizimit të tij.

Një fakt të tillë kryeministri Berisha e ka pohuar gjatë mbledhjes së qeverisë, duke shtuar se të gjithë të huajt që kalojnë aty çuditen, a thua se nuk i jepet asnjë qindarkë bashkisë së Tiranës.

"Fajësojnë qeverinë sikur nuk ka dhënë fonde, ndërkohë që qeveria e Kuvajtit ka akorduar 10 milionë dollarë për ristrukturimin e sheshit qendror të Tiranës", tha ai.

Duke i bër apel më pas, ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashi që të konsultohet sa më parë me autoritetet e bashkisë së Tiranës për t'i dhënë fund realizimit të këtij projekti.

n.e/NOA

KOMENTE