Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kujtimi për disidentin
English

Kujtimi për disidentin

Ndërsa kritikonte faktin që Bashkimi Sovjetik ishte i papajtueshëm në Jugosllavi, libri i Mihajlovit zemëroi Kremlinin, pikërisht kur Tito po përpiqej t'i përmirësonte marrëdhëniet me Moskën

Nga "Wall Street Journal"

Mihajlo Mihajlov, ose Misha, siç e thërrisnin miqtë, ishte një nga figurat më interesante të Luftës së Ftohtë. I mërguar në vitin 1978 nga ish-regjimi komunist jugosllav, ai u quajt hero kombëtar pas vdekjes së tij këtë muaj, në Beograd, në moshën 76-vjeçare. E nisi karrierën e tij si mësues i literaturës ruse dhe i filozofisë, që ishte dashuria e tij e parë dhe aksidentalisht iu fut politikës. Në kujtimet e tij të udhëtimit, "Vera në Moskë", ai përshkruan kampet sovjetike të disidentëve, ku ai u dënua më 1966, me tre vjet e gjysmë burgim atje, për dëmtimin e reputacionit të shtetit të huaj. Ndërsa kritikonte që Bashkimi Sovjetik ishte i papajtueshëm në Jugosllavi, libri i Mihajlovit zemëroi Kremlinin, pikërisht kur Tito po përpiqej t'i përmirësonte marrëdhëniet me Moskën. Një nga arsyet se përse Mihajlov ishte gjerësisht i admirueshëm, ishte për faktin se kishte talent të përshkruante se si regjimi komunist ndikon në shpirtin njerëzor. Esetë e tij e sollën këtë në mënyrë të shkëlqyer, shpesh me momente surprizë të pasojës së shpirtit njerëzor në socializëm, në burg dhe në disidencë. Filozofia e tij, si jeta e tij, ishte reale dhe direkte, transententalizmi i tij ishte i thellë, i mbushur me një ndjenjë kuptimplotë. Sensi i tij i humorit ia dha këtë, pavarësisht seriozitetit të temave të tij, ndaj shkrimet e tij nuk ishin kurrë të rënda. Eksperienca e burgut për Mihajlovin dhe më vonë shkrimet e tij e çuan atë drejt Milovan Gjilasit, udhëheqësit disident jugosllav. Ai fitoi çmimin nga Shoqata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, mbështetur nga Grupi Ndërkombëtar PEN dhe Amnesty International, dhe mori një nominim për Çmimin Nobel për Paqe nga Andrei Sakharov. I dënuar përsëri më 1975 për "përhapjen e propagandës armiqësore", ai u lirua më 1977, pasi Beogradi donte t'i shmangte shqetësimet e mbajtjes së tij në burg, ndërsa do bënte një takim për procesin e Helsinkit. Tito e mërgoi Mihajlovin në Perëndim më 1978 dhe pasaporta e tij nuk i lejoi kthimin deri në rënien e komunizmit. Në dhjetëvjeçarët e pasmë, ai mësoi në universitete perëndimore, që nga Glasgov te Jell, dhe punoi në Radion Evropa e Lirë si komentator. Ndërsa ishte një armik i flaktë i Bashkimit Sovjetik, ai kurrë nuk ndau nacionalizma apo ndjenja anti-ruse me shumë nga kolegët e tij të Evropës Lindore. Shprehja e plotë e ideve të tij politike ishte organizata, që ai themeloi në mërgim - "Demokracia Ndërkombëtare". Ai bashkoi kundërshtarët demokratë të të dy krahëve, të majtë dhe të djathtë, të diktaturave nga Azia dhe Amerika Latine dhe nga i gjithë blloku sovjetik. Aleanca Kineze për Demokraci iu bashkua organizatës së tij si një seksion kombëtar gjatë protestave në Tiananmen, më 1989. Filozofia e Mihajlovit ishte e afërt me ata idealistë fetarë në mes të disidentëve, si Aleksandër Solzhenitsin, që e përmendi Mihajlov në punën e tij. Por, Mihajlov kurrë nuk e vendosi fenë e tij kristiane në qendër të politikës së tij. Ai ishte pjesë e lëvizjes tipike disidente, demokratike, pro perëndimore dhe internacionalist. Ai besonte se liria ishte e drejta e lindur e njeriut dhe që çdo kulturë përmban elemente demokratike. Po ashtu, ai besonte se në shumë vende duhet kohë për të arritur një demokraci moderne, të moderuar dhe liberale. Ai mbajti një pozicion unik në politikën jugosllave pas shpërbërjes së vendit, me vdekjen e Titos. Si rus për nga vendlindja, ai nuk ishte as serb, as kroat apo mysliman, dhe kishte marrëdhënie të mira me demokratët e të gjitha komuniteteve etnike në vend. Ai bëri sa mundi për të ndaluar shpërbërjen e Jugosllavisë më 1990-91, për të marrë ndërhyrjen e shpejtë dhe të vendosur të Perëndimit gjatë gjakderdhjes përgjatë viteve 1991-1994. Beteja e tij kryesore postkomuniste ishte kundër regjimit autoritar nacionalist të Sllobodan Millosheviqit në Serbi. Kur ra Millosheviq, Mihajlov u kthye në Beograd. Ai u mirëprit si një figurë kombëtare e literaturës dhe e filozofisë dhe si një shtyllë e lëvizjeve shoqërore demokratike. Vdekja e tij, më 7 mars, u përcoll me zi në gjithë vendin. Ai u varros në varrezat kryesore të Beogradit, në seksionin e quajtur si "rruga e qytetarëve që dhanë shërbim të shkëlqyer".

KOMENTE