English

Mazari në pritje të Juventusit

Napoli, 24 Mars NOA - Kur luhet ndeshja midis Napolit dhe Juventus të gjithë tifozët e skuadrës napolitane janë në pritje me padurim të kësaj sfide. Ajo ka qenë gjithmonë një ndeshje historike për të dy ekipet dhe tashmë të gjithë vendet e stadiumit "San Paolo" janë të ezauruara.

Vetë tekniku i Napolit Valter Mazari, është shprehur për këtë sfidë duke thënë se ai nuk i zë besë krizës që po kalon ekipi bardhë e zi.

Ndryshe nga të tjerët ai mendon se Juventus do të vijë në qytetin e Napolit vetëm për një rezultat dhe ajo do të jetë fitorja.

"Nuk pres një ekip në krizë, madje mund të them se Juventus është një skuadër tepër e fortë dhe me shumë vlera", - deklaroi Mazari duke theksuar vështirësinë e kësaj ndeshjeje.

Krahas saj ai shtoi se ekipi i tij do të japë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv në këtë garë, ku ka theksuar se ata janë përgatitur së tepërmi në këtë përballje që do të kenë me bardhë e zinjtë e Zakeronit.

r.b/NOA

KOMENTE