Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër, imazh i padukshëm në facebook, hiqni fotot nga profili
English

Nesër, imazh i padukshëm në facebook, hiqni fotot nga profili

Buenos Aires, 24 mars, NOA - Me rastin e përvjetorit të grushtit të shtetit në Argjentinë më 24 mars 1976, ku 30 mijë vetë u zhdukën gjatë diktaturës, organizatorët e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrjetit social, Facebook, që nesër më 24 mars të heqin gjatë ditës foton ose imazhin nga profili i rrjetit social.

"Këtë 24 mars fshini fotot e profilit për të kujtuar të zhdukurit, solidarizohuni me ne", thuhet në tekstin, i cili ka kohë që qarkullon në mesin e përdoruesve të FacebookArgjentinë.

"Qëllimi, është pikërisht, për të kujtuar viktimat e regjimit të fundit ushtarak në vend, me rastin e 34-vjetorit të grushtit të shtetit, siç ka ndodhur edhe në vende të tjera, për shembull, pas zgjedhjeve të fundit presidenciale në Iran", kanë thënë nxitësit e projektit.

a.k/NOA

KOMENTE