Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Mazhoranca nuk do dialog, zgjidhja e vetme, protestat
English

PS: Mazhoranca nuk do dialog, zgjidhja e vetme, protestat

Tiranë, 24 mars, NOA - Seanca e një jave më parë dhe ngritja e komisionit hetimor, vetëm me votat e mazhoancës, është e mjaftueshme për opozitën që të ndërpres çdo komunikim për gjetjen e dialogut. Në emër të Partisë Socialiste, deputeti Blendi Klosi u shpreh, sot, se vetëm protestat mund ti japin fund krizës politike.

"Në seancën e fundit parlamentare, në një shfaqje të shëmtuar arrogance e papërgjegjshmërie mazhoranca e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit hodhi poshtë ofertat për kompromis të Partisë Socialiste dhe vendosi ta thellojë edhe më tej krizën ku është futur tashmë vendi", u shpreh ai.

Klosi u shpreh se kriza e gjithanshme që ka kapur vendin mund të zgjidhet vetëm me anë të protestave për largimin e qeverisë.

"Në këto kushte, në mungesë të një partneri të interesuar në dialog e kompromis, në mungesë të një partneri me minimumin e kulturës demokratike europiane, rruga e vetme që i mbetet opozitës shqiptare për përmbushjen e të drejtës së saj kushtetuese për transparencë, janë protestat", u shpreh deputeti i PS-së, Blendi Klosi.

Krahas krizës politike, Klosi i mëshoi dhe faktit se vendi ndodhet dhe në krizë ekonomike, duke përmendur rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetesës.

Duke renditur këto arsye, ai theksoi se gjithë shqiptarët duhet të bëhen pjesë e protestave.

m.xh/NOA

KOMENTE