Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PUM-i: Pagesa të ulëta mujore, kredi për shtëpi nga NBG Bank
English

PUM-i: Pagesa të ulëta mujore, kredi për shtëpi nga NBG Bank

Tiranë, 24 Mars NOA - NBG Bank në Shqipëri bëri të ditur se ka hedhur në treg kredinë për shtëpi të quajtur PUM-i. Kjo bankë, ka mëmën e saj Ethniki Trapeza tis Eladhos e cila është më e madhja në Greqi.

Zyra për shtyp e bankës tha sot se me ofertën e re, "ne besojmë se kemi krijuar një produkt kredie për shtëpi të përshtatshëm për çdo njeri".

Duke dhënë detaje mbi ofertën, zyra për shtyp e NBG Shqipëri pohon se ka ndërmarrë këtë nismë, pikërisht duke u nisur nga fakti i evidentuar se vendimi për të pasur një shtëpi është një hap shumë i rëndësishëm.

Ioannis Apostolopoulos, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit dhe Produkteve Individuale në NBG Bank në Shqipëri tha: "Ne e dimë se të marrësh një vendim për të blerë një apartament dhe për të aplikuar për një kredi për shtëpi është diçka serioze dhe shumë e rëndësishme për të gjithë, prandaj ne kemi krijuar këtë produkt duke menduar për të ardhurat e klientëve tanë"

Me sloganin tonë "Shtëpi dhe një jetë", - ka vijuar z. Apostolopoulos, - ne kemi parasysh cilësinë e jetës dhe njëkohësisht mundësinë e klientit për të përballuar një kredi për shtëpi".

Ky produkt për kredi për shtëpi përbëhet nga tre opsione të ndryshme që varen nga afati i kredisë. Klientët tanë mund të marrin një kredi për shtëpi për një afat deri në 10, 15 ose 25 vjet, në varësi të të ardhurave të tyre personale dhe familjare.

Më poshtë të interesuarit mund të gjejnë dhe një shembull konkret:

Shuma e Kredisë Shuma e Kredisë

4 200 000 Lekë 30,000 Euro

Afati i Kredisë

Kësti në Lek

Kësti në Euro

10 Vjet

62,400

375

15 Vjet

53,100

305

25 Vjet

48,600

255

"Ne u kemi dhënë klientëve tanë mundësinë të paguajnë kredinë e tyre për një afat deri në 25 vjet duke marrë parasysh të ardhurat e ulëta të familjes ose të çiftit të ri që do të blejë apartamentin e tij. Ata do të kenë një këst të ulët për një periudhë të gjatë. Shumë më tepër klientë do të kualifikohen për të marrë një kredi për shtëpi", - deklaroi z.Apostolopoulos.

Njëkohësisht, - ka vazhduar ai, - afati prej 15 vjetësh i jep mundësi klientëve me të ardhura mesatare të përballojnë pagimin e kredisë për shtëpi, dhe të jetojnë një jetë normale.

"Ndërsa afati prej 10 vjetësh karakterizohet nga një normë interesi më e ulët dhe i përshtatet më mirë klientëve me të ardhura më të larta", - tha z.Apostolopoulos.

"Ne besojmë se i kemi kuptuar nevojat e klientëve tanë dhe po krijojmë një zgjidhje për të gjithë ata me anë të këtij produkti. Shtëpia është një vendim shumë i rëndësishëm dhe NBG Bank në Shqipëri i jep një vend të rëndësishëm kësaj zgjedhjeje", - ka shtuar më tej, z.Apostolopoulos, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit dhe Produkteve Individuale në NBG Bank në Shqipëri.

Kurse duke përfunduar ka evidentuar: "NBG Bank në Shqipëri është një lojtar i rëndësishëm në tregun e kredive për shtëpi. Stafi ynë është i specializuar dhe plotësisht i trajnuar për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë. NBG Bank në Shqipëri është pjesë e grupit financiar më të madh në Ballkan dhe Europën Jug-Lindore, Grupit NBG në Greqi".

e.r/NOA

KOMENTE