English

AI: Më shumë gra po denoncojnë burrat

Uashington, 25 mars, NOA - Që nga miratimi i ligjit që dënon burrat të cilët ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre, Shqipëria ka shënuar hapa para në luftën kundër dukurisë së dhunës në familje në tërësi.

Ky fakt publikohet në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare për të drejtat, "Amnesty International", i cili vlerëson pozitivisht arritjet e vendit tonë në këtë drejtim.

Ndërkaq, "Amnesty International" ka kërkuar nga Shqipëria të bëjë gjithsesi edhe më shumë për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje duke zbatuar në tërësi ligjin e miratuar në vitin 2007.

"Shumë më tepër gra tani kanë besim dhe denoncojnë dhunën në familje tek autoritetet. Qindra gra kanë kërkuar mbrojtje ligjore, që ofrohet me ligjin e miratuar në 2007", - thotë Sian Xhons, eksperte për Shqipërinë pranë kësaj organizate.

Në lidhje me një fakt të tillë, ajo shton se autoritetet duhet të marrin masa të mëtejshme për të siguruar zbatimin efikas të ligjit.

Sipas të dhënave që citon raporti, në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar 2009 ka pasur 993 raste të denoncuara nga gra për dhunën e ushtruar nga burrat e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE