Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dokle: Nuk pranojmë komisionin hetimor
English

Dokle: Nuk pranojmë komisionin hetimor

Tiranë, 25 mars, NOA - Partia Socialiste ka braktisur seancën e Kuvendit duke marrë pjesë vetëm formalisht në fillim të saj. Në emër të grupit të deputetëve të Partisë Socialiste ka folur deputeti, Namik Dokle, i cili është shprehur se opozita nuk mund të pranojë komisionin hetimor të ngritur një javë më parë, vetëm me votat e mazhoracës.

Namik Dokle theksoi se opozita nuk mund të pranojë që Kuvendi të kthehet në një farsë, ku nuk merren parasysh kërkesat e opozitës.

"Kushtetutë dhe transparencë kërkojnë ndërkombëtarët këtë kërkon edhe opozita. Kjo nuk është një krizë e zakonshme por e jashtëzakonshme që u thellua më shumë në seancën e fundit, ku u hodhën poshtë kërkesat tona për të gjetur zgjidhje. Refuzojmë absurditetin që qeveria iu server ndërkombëtarëve dhe qytetarëve", u shpreh Dokle.

Ai theksoi se PS-ja kërkon që të garantohen dhe zgjedhjet e ardhshme. "Zgjedhjet e ardhshme në rrezik nga mungesa e transparencës, grupi parlamentar i PS nuk do të ndërpresë luftën për të gjetur plotësimin e kërkesave të saj, nuk do të lejojmë që të përsëritet përsëri Rruzhdia, ne do të jemi së bashku me popullin në protesta për të gjetur transparencën edhe në parlament do të jemi për të kërkuar transparencën", deklaroi Dokle, para daljes së grupit të PS-së nga seanca.

Ai theksoi se PS-ja do të vazhdojë të kërkoj me durim transparencën e plotë e të pakufizuar.

"Vetëm përmes transparencës Kuvendi mund të jetë i Shqipërisë dhe jo i qeverisë. Vetëm zgjidhja e kërkuar vijimësisht edhe nga komuniteti ndërkombëtar për transparencë, mund t'i hapë Shqipërisë rrugën e integrimit të plotë evropian" u shpreh Dokle.

NOA

KOMENTE