Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski takon Papandreun, SHBA: Presim rezultat
English

Gruevski takon Papandreun, SHBA: Presim rezultat

Bruksel, 25 mars, NOA - Takimi i sotëm i kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu në Bruksel është mundësi e shkëlqyeshme të bisedojnë dhe të arrijnë përparim rreth çështjeve që i ngarkojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të ndihmojnë për lëvizjen e procesit negociues.

Këtë e deklaroi ambasadori i SHBA-së në republikën e Maqedonisë Filip Riker, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se ç'ka pret nga takimi Gruevski - Papandreu.

"Në këtë moment kritik kjo është me rëndësi të madhe për rritjen ekonomike dhe për përparimin e Maqedonisë, si dhe për tërë rajonin. Për këtë arsye tani është momenti i duhur me ndërmjetësimin e KB-së që të gjendet zgjidhje për këtë problem", theksoi Riker. Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu sot do të takohen në margjinat e Samitit të BE-së në Bruksel. Bisedimet kokë-më-kokë, siç informon shërbimi qeveritar për shtyp janë në kah të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë pjesë e përpjekjeve në funksion të procesit, i cili po zhvillohet nën patronazhin e KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për emrin.

Ky do të jetë takimi i tretë i drejtpërdrejtë i dy kryeministrave. Dy takimet paraprake, më 29 tetor në Bruksel dhe më 27 nëntor në pjesën greke të Prespës, nuk sollën progres në bisedimet. Çështja e emrit dhe bllokada greke ndaj euro-integrimit të Maqedonisë, ishin temat kryesore edhe në takimin e djeshëm të Gruevskit me kryetarin e Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuj, me kryetarin e parlamentit, Jirzhi Busek, me eurodeputetin dhe me raportuesin për Maqedoninë, Zoran Taler, si dhe me euro-komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule.

NOA-INA

KOMENTE