Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbledhja e grupit, Rama: Do zgjedhim rrugën e protestave
English

Mbledhja e grupit, Rama: Do zgjedhim rrugën e protestave

Tiranë, 25 mars, NOA- "Në situatën e krijuar, vendi ka vetëm dy rrugë, ose të rizgjedh qeverinë, ose të vazhdojë të keq qeverisjen, populli opozitar zgjedh rrugën e parë". Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë mbledhjes me grupin e deputetëve të Partisë Socialiste.

"Jemi në një krizë jo të zakonshme, por të jashtëzakonshme", u shpreh kreu i Partisë socialiste në fjalën e tij, duke shtuar se "për ndërkombëtarët kriza nuk është zgjidhur".

Ai theksoi se kriza ekonomike që ka përfshirë vendin, vjen si pasojë e krizës së zgjedhjeve të deformuara të 28 qershorit.

Për Ramën, mungesa e transparencës së zgjedhjeve ka sjellë dhe mungesën e transparencës dhe në ekonomi dhe të ardhurat e shqiptarëve. Në këtë situatë kreu i PS-së ka theksuar se "i vetmi ilaç është transparenca, duke filluar aty ky është deformuar vullneti qytetarëve dhe ka filluar rënia e ekonomisë, në zgjedhjet e 28 qershorit".

Kreu i PS-së u është referuar dhe deklaratave të fundit të ndërkombëtare, kryesisht të grupit të majtë në Parlamentin Europian, që e kanë cilësuar situatën në vend si më të rënduar sesa më parë.

m.xh/NOA

KOMENTE