English

Real Madrid, në sulm për Maicon dhe Vargas

Spanjë, 25 Mars NOA - Skuadra spanjolle e Realit të Madridit po mendon që tani për listën e lojtarëve që do të sjellë merkaton e verës në këtë ekip. Dy nga emrat të cilët janë pjesë e saj janë pikërisht Maicon dhe Vargas. Dy lojtarët e krahut të cilët aktualisht luajnë në Seria A në radhët e Interit dhe Fiorentinës, me sa duket janë emrat më të preferuar nga stafi drejtues i këtij ekipi për rolet e tyre.

Për Maicon marrëveshja pritet të jetë disi e vështirë për ekipin spanjoll kjo, pasi lojtari ka një kontratë e cila e lidh atë me Interin deri në vitin 2013.

Për sa i përket Vargas aty duket gjithçka më e lehtë pasi Fiorentina duket se do ta lërë të lirë lojtarin në fund të sezonit dhe kjo duke parë ofertat e shumta që kanë ardhur në drejtim të tij, ku krahas Realit në ndjekje të lojtarit ka qenë prej kohësh dhe skuadra e Juventusit dhe mund të themi se së fundmi bardhë e zinjtë duket se do të kenë një konkurrent mjaft të fortë siç është Reali i Madridit.

r.b/NOA

KOMENTE