English

Camoranesi skualifikohet për një ditë

Milano, 26 mars, NOA - Gjyqtarët e ndeshjes së djeshme, Napoli-Juventus, kanë skualifikuar për një ditë nga loja, lojtarin e Juventusit, Mauro German Camoranesi. Por veç kësaj, masë ndëshkimore për ndeshjen e djeshme ka marrë dhe lojtari i Napolit, Ezequiel Lavezzi, pasi hoqi bluzën pas shënimit të golit të tretë.

Ndërsa seria e gjobave të arbitrave në fund të lojës ka vijuar me dënimin e fushës së Napolit me 10 mijë euro.

Gjoba këtë herë nuk ka ardhur nga lojtarët, por nga tifozët, të cilët kanë hedhur gjatë ndeshjes sende të forta në fushë.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE