Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Filmi shqiptar në Kanë?!
English

Filmi shqiptar në Kanë?!

Tiranë, 26 mars, Milena Selimi, NOA - Duket pak si çudi, por ja që edhe ndodh. Në projektet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë këtë vit është miratuar pjesëmarrja e Shqipërisë në pavijonin e Evropës Juglindore. Është një përvojë që vende të tjera e kanë bërë prej kohësh.

E gjithë tematika specifike shqiptare do projektohet prej 10 ditëve (12-23 maj), në një prej aktiviteteve më të mëdha të filmit në botë, në Festivalin e Kanës, sipas kryetarit të saj. Kryetari i këtij bordi Artan Minarolli, ka deklaruar se prej kohësh ishte marrë ftesa nga CEE dhe pas miratimit të projektit dhe fondit në mbledhjen e bordit, u konfirmua pjesëmarrja në këtë pavijon.

QKK-ja duhet të paguajë një shumë prej 4 milionë lekësh të rinj, që sipas Minarollit, cituar në median shqiptare është fare e vogël, krahasuar me përfitimet që kinematografia shqiptare do të ketë nga kjo pjesëmarrje. Sipas tij, Shqipëria do të ketë në dispozicion një hapësirë prej rreth 20 metrash katrorë, në të cilat do të jenë vendosur ekrane të mëdha, ku do të shfaqen filma e trailera. Nëpër ekrane të mëdhenj do të shfaqen 24 orë trailerat e filmave shqiptarë.

Do të ketë një të tillë të përgjithshëm, por do të realizohet edhe një promocional për Qendrën Kombëtare Kinematografike, si financuesi dhe mbështetësi kryesor i filmit në Shqipëri. Një kënd i pavijonit do të shërbejë si videotekë, ku çdo i interesuar mund të shohë filmat shqiptarë në DVD.

m.s/NOA

KOMENTE