English

La Liga, Reali arrin Barçën

Spanjë, 26 Mars NOA - Barcelona thërret, Reali i Madridit përgjigjet. Duket me të vërtetë si një lojë ajo që po ndodh në Kampionatin Spanjoll të La Liga, ku dy ekipet kryesuese vazhdojnë të fitojnë ndeshjet e tyre respektive në këtë kampionat.

Pas fitores së Barçës me rezultatin 2 me 0 kundrejt Osasunës, tashmë ka qenë radha e Realit e cila ka mundur në transfertë ekipit e Getafes me rezultatin 4 me 2.

Për të shënuar golat e madrilenëve menduan yjet e përhershm të këtij ekipi, Cristiano Ronaldo dhe Higuain, ndërsa për vendasit realizuan Parejo dhe Pedro.

Me këtë fitore të Realit skuadra e Pellegrinit ngjitet në kuotën e 71 pikëve së bashku me Barcelonën, ku të dyja ekipet janë në kryesim të La Ligës.

r.b/NOA

KOMENTE