English

Sfida, Roma mund Interin

Romë, 27 mars, NOA - Ekipi i Romës ka mundur atë të Interit, duke shënuar kështu një fitore spektakolare ndaj kampionëve në fuqi dhe pretenduesve në të njëjtën kohë për titullin e radhës.

Bëhet fjalë për ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Olimpico", e cila ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të romanëve.

Në këtë mënyrë Roma afrohet në 1 pikë ndaj Interit duke marrë vendin e dytë në pritje të ndeshjes së Milanit. Ka qenë një gol i Tonit, i cili vlejti plot 3 pikë për Romën.

n.e/NOA

KOMENTE