English

Tifozët e Juventusit: Të largohen drejtuesit e skuadrës

Torino, 27 mars, NOA - Dështimet e fundit të skuadrës së Juventusit kanë sjellë dhe zhgënjimin e tifozëve të saj besnik. Në disa fletë-rrufe të shpërndara në ambintet e klubit sportiv, tifozët kërkojnë largimin e gjithë drejtuesve të ekipit. "Të largohen drejtuesit". Kjo është fraza në fletët e hedhura nga tifozët në të kabinetet ku stërviten lojtarët.

Parrullat mendohet se janë hedhur mëngjesin e sotëm rreth orës 3.

"Tu vij turp! Nuk kemi qenë kurrë kështu në 103 vite histori të skuadrës".

m.xh/NOA

KOMENTE