English

Zarf shpërthyes në një qendër postare, plagoset një punonjës

Milano, 27 mars, NOA - Një zarf me eksploziv shpërtheu këtë mëngjes, në një qendër postare në "Piazzale Lugano", në veri të qytetit Milanos, ku mbeti i plagosur rëndë një punonjës.

Kjo ndodhi në 5,40, kur punonjësi 57-vjeçar, Peter De Simone po sistemonte postën e ditës dhe gjeti zarfin e dyshimtë që ka shpërthyer menjëherë duke e plagosur atë.

Në vend ka mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësit.

Sipas asaj që mësohet paraprakisht, zarfi shpërthyese ishte adresuar për në selinë e Lidhjes Veriore, në Bellerio dhe se ka për autorë grupin Fai (Federata anarkiste informale) ose thirrur ndryshe "Sorelle in armi" që goditi Universitetin Bocconi më 15 dhjetor.

a.k/NOA

KOMENTE