English

Bombë në Athinë, masakrohet një familje emigrantësh

Athinë, 28 Mars NOA - Update - Bomba që shpërtheu pak para mesnatës duke nisur dita e hënë, i mori jetën anëtarëve të një familjeje emigrantësh nga Afganistani, konfirmon korrespondenti i agjencisë NOA duke cituar burime zyrtare nga Policia e Athinës.

Ngjarja ndodhi në orën 23.41 në lagjen "Patision" të Athinës, në kryqëzimin e Jakovatu nr 61, kur në rrethana ende të mbetura në mister, një lëndë eksplozive ka shpërthyer në godinën e Shkollës për Trajnimin e Zyrtarëve Publikë.

Një vajzë 12 vjeçare ishte ajo që gjeti çantën me lëndën plasëse. E vogla pa e ditur se ç'kishte brenda ia drejton vëllait më të madh dhe vazhdon të ecë përkrah nënës duke lujautr.

Kur djali 15-vjeçar u ndal të shihte ç'kishte në çantë, ajo i shpërtheu nëpër duar duke i marrë jetën dhe plagosur rëndë motrën e tij 12 vjeçare dhe nënën e tyre 45-vjeçare, Nazah Zahra të cilat gjendeshin dhjetë metra më tutje.

Pistat e para policore janë dy. E para është me dyshimet se në këtë institucion, pranë të po kalonte familja emigrante që jeton në kushte të vështira ekonomike, ishte vendosur çanta me bombën të gatshme për aktivizim dhe ajo u pa dhe prek nga djali në çastin e papërshtatshëm dhe shkaktoi ngjarjen tragjike që nuk kishte si objektiv të voglin dhe familjarët e tij.

E dyta pistë që heton policia është ajo e vënies së bombës pranë vendit ku ka kaluar ato minuta familja afgane dhe aktivizimin e saj kur u prek nga djali i familjes me qëllim hedhjen e tyre në erë, për shkaqe ende të paqarta.

Ndërkohë, vajza 12 vjeçar e plagosur, u dërgua në spitalin e fëmijëve "Aglea Kiriaku" të Athinës ku gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ajo u vizitua atje pak minuta më parë nga drejtori i Policisë së Greqisë, Lefteris Ikonomu, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Reagimi politik ishte i shpejtë, Mihalis Hrisohoidhis, Ministër për Mbrojtjen e Qytetarëve tha se "vrasësit ndodhen përkarshi shoqërisë greke".

"Këta vrasës, na konsiderojnë të gjithëve ne, viktimat e tyre ndaj e tërë shoqëria është ballaz tyre në luftë", u shpreh ministri grek duke shtuar se me këto ngjarje, "terrori nxori fytyrën e tij më të egër".

Ai theksoi se "është detyra jonë që të gjejmë, arrestojmë dhe ndëshkojmë përmes drejtësisë, autorët e këtyre ngjarjeve të shëmtuar", duke përforcuar dhe kërkesën se "sa herë që kapen njerëz të tillë, ata duhet të dënohen".

n.s/e.r/NOA

KOMENTE