English

Ndarja e Bosnjës diskutohet në Bruksel

Bruksel, 28 mars, NOA - Presidentët e Kroacisë dhe Serbisë, Ivo Josipoviç dhe Boris Tadiç, kanë deklaruar se do të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës së brendshme në Bosnjë e Hercegovinë, duke konfirmuar në këtë mënyrë dhe rrezikuan potencial të ndarjes së saj.

Tadiç dhe Josipoviç, i kanë bërë deklaratat në debatin për Ballkanin Perendimor në "Forumin e Brukselit". Ata kanë theksuar se askush nga jashtë nuk mund të imponoj zgjidhjen për Bosnjën, ndërsa presidenti kroat ka shtuar se Zagrebi dhe Beogradi janë të vetëdijshëm për rrezikun e shpërbërjes së Bosnjës.

Josipoviç në këtë formë i është përgjigjur vlerësimit të një zyrtari të lartë amerikanë të ministrisë së Mbrojtjes në diskutim i cili tha se në Bosnjë ekziston rreziku i madh i shpërbërjes për shkak të jo funksionalitetit të këtij shteti, megjithë angazhimet e Evropës dhe SHBA-ve.

Boris Tadiq ka thënë se ish presidentët e Serbisë dhe Kroacisë, Millosheviç dhe Tuxhman, në Karagjorgjevë në vitin 1991 ishin marrë vesh për ndarjen e Bosnjës, ndërsa "ne në Opati para disa ditëve kemi arritur ujdinë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të këtij vendi".

NOA/EL

KOMENTE